Kush jemi ne
endCoronavirus.org eshte ndertuar dhe mirembahet nga New England Complex Systems Institue (NECSI) dhe bashkepunetoret tane. Qellimi jone eshte te minimizohet impakti i COVID-19 duke siguruar te dhana te dobishme dhe udherrefyes per veprim.
Ekipi jone i hulumtimit perbehet nga mesimdhenes, student, dhe bashkepunetore tjere nga MIT, Harvard, dhe Brandeis si dhe universitete tjera kombetare dhe nderkombetare. Ne jemi duke punuar pergjat tere dites qe te monitorojme dhe komunikojme gjendjen momentale te epidemise COVID-19.
Ne sherbehemi me nje game te gjere veglash matematikore te dizajnuara per sistemet qe kane shume komponente qe nderveprojne ndermjet vete e ne te cilet supozimet nga statistika tradicionale nuk qendrojne.
Specializimet tona jane ne rrjeta, modelimet e bazuara ne agjent, analiza shume shkallore (multi-scale), dhe kompleksiteti, si dhe tashme kemi aplikuar qasjen tone ne evolucion, ekologji, biodviersitet, altruizem, biologji sistemesh, reagim qelizor, ingjinjerim sistemesh, negociata, konflikte ushtarake, dhune nderetnike, dhe zhvillim nderkombetar.
Ftese per veprim
COVID-19 eshte nje semundje qe transmetohet shpejte e qe ne 20% te rasteve kerkon qendrim te zgjatur ne spital, dhe ne rreth 2-4% te rasteve rezulton me fatalitet, gjersa risqet rriten vrullshem per ata mbi moshen 50 vjecare. Kjo semundje mund te bartet madje edhe me simptome te buta (kolle, teshtitje, apo temperature te ngritur) e ndoshta edhe para se te shfaqen simptomet. Per te ulur gjasat e bartjes se semundjes do te duhet qe secili te zvogeloj gjasen qe te kete kontakt jo vetem per te parandaluar mundesine qe vet te infektohet por edhe qe te mos e bart semundjen te te tjeret.
Sikur secili te testohej per COVID-19, do te mundeshim qe perkohesisht te ndanim te prekurit nga ata te paprekurit nga semundja. Kjo do te ndihmonte ne zvogelimin e perhapjes se virusit dhe do te mundesonte funksionimin normal te shoqerive. Per keto arsye, testimi i secilit eshte permbi te gjitha prioriteteve tona.
Veprime te vendosura dhe te guximshme na duhen bere qe te zvogelojme bartjen e semundjes duke zvogeluar ne minimum bashkeveprimin e afert me njeri tjetrin ne menyre qe te zvogelohet risku dhe ndjeshmeria e individit, por edhe qe t'ia dalim qe te ndalim shperthimin e metutjeshem.
Gjithsecili mund te ndihmoj.